Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Me anë të këtij apeli për t’i dalur në ndihmë djaloshit 7 vjeqar, Ramadan Sopa nga Lipjani, me adresë banimi në Janjev.
Ramadani vuan nga sëmundja e Rabdomyosarcoma Orbitae Relapse, nga e cila para ca muajsh iu ka nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale ku i eshte hjekur tashme njeri sy , mirëpo pas operacionit sëmundja është përseritur, tani duhet prap ti nënshtohet operimit dhe të vazhdohet me Chemioterapinë.

Kerkesa jonë është shumë e arsyeshme dhe lusim të na dilni në ndihme me aq sa jan mundësit e juaja.

Me qenë se të gjitha këto harxhime paraqesin barrë të rëndë dhe të papërballueshme për familjen Sopa, e cila edhe ashtu jeton nga asistenca sociale i drejtohemi të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që t’i dalin në ndihmë Ramadanit 7 vjec, për t’u bërë shkaktarë për shërimin e tij.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni të atin e Ramadanit z. Hajriz Sopa përmes telefonit +383 (0) 44 909 969.

Familja Sopa nga Janjeva i falënderojnë të gjithë kontribuesit, duke e lutur Zotin fuqiplotë t’i shpërblejë me të mirat e tij.

Llogaria bankare: Hajriz Sopa:
Nr i xhirollogarisë: BPB Banka
XK05 1300 0900 0044 3616


Sqarim Ministria e Shëndetësis tashmë ka ndihmuar voglushin me një shumë prej 46.000 euro (dyzet e gjasht mij euro) por këto nuk mjaftojn në trajtimin e shërimit, Ramadanit i duhen edhe 10.000 euro (dhjetë mije euro) për ti kompletuar të gjitha në sherimin e tij ku edhe proteza e syrit pastaj kompletohet.

Share: