Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Zyrtarët policorë kanë ndërhyrë pak më parë në një incident të ndodhur në qendër të Prishtinës, saktësisht në afërsi të “Kino ABC”.

Disa persona të dyshimtë kanë pasur një përplasje me punëtorët e “Prishtina Parking”.

Por në momentin kur të njëjtit janë përleshur me ta, zyrtarët policorë kanë arrestuar disa nga të dyshuarit.

Me rastin e arrestimit të njëjtëve iu janë gjetur thika, boks të hekurit si dhe narkotik të llojit “Marihuanë”.

Të njëjtit tashmë janë shoqëruar në stacion policor nga njësitë përkatëse për të vazhduar më tej me hetimin e rastit.

RTV Albania mëson se ndër të arrestuarit janë disa nga ish-pjesëtarët e një programi televiziv i cili është komentuar shpesh herë “It’s my love”.

Njëri prej të arrestuarve në këtë rast është Berati, i njëjti ishte raportuar edhe më parë për probleme me ligjin.

Share:

editor