Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ndalohet edhe shoferi i tij, në kërkim 2 persona të tjerë

Edmond Kariqi kreu i Prokurorisë së Kukësit që mesditën e kësaj të mërkure u vendos në pranga me urdhër të SPAK. Ai u arrestua në qytetin e Kavajës i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim.

SPAK njofton se Kariqi, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim. Burime nga SPAK thanë se prokurori ka rënë në përgjime ku ka marrë 2 mijë Euro ryshfet për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të arrestuar. Hetimi është kryer me metoda speciale, si përgjime dhe vëzhgime në terren.

Me paraqitjen e këtyre provave, Gjykata e Posaçme ka firmosur menjëherë urdhër arrestin dhe ka caktuar masën arrest në burg për të. Po ashtu oficerët e policisë kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e kryeprokurorit të Kukësit. Si bashkëpunëtor i prokurorit është arrestuar edhe shoferi i tij Isuf Gega, ndërsa 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi për të gjithë gjykata ka vendosur masën arrest me burg.

Edmond Kariqi ishte komanduar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë disa muaj më parë si drejtues i Prokurorisë së Kukësit, pas shkarkimit të Rita Gjatit. 

Ai ishte prokurori i çështjes së këngëtares Fjolla Morina. Ai u përfshi në debate të ashpra me gjyqtarin e çështjes për shkak të ndryshimit të veprës penale. Kariqi e akuzoi këngëtaren për “armëmbajtje pa leje” ndërsa gjyqtari e ktheu çështjen për plotësim hetimesh dhe i la detyrë prokurorit të cilësonte veprën si “trafikim armësh”.

Share: