Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Jo zyrtarisht Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për të bashkëqeverisur në Shtime, njofton Korrekt Press.

Ky njoftim për bashkëqeverisje vjen pas një postimi të publikuar në faqen zyrtare nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Shtimes, Qemajl Aliu ku në foto shihet edhe kandidati i LDK-së për kryetar, Bedri Zeqiri.Aliu ka shkruar se Stuhia e fitores së 17 Tetorit do të bëhet Uragan me 14 Nëntor!

Ky është postimi i plotë:
Stuhia e fitores së 17 Tetorit do të bëhet Uragan me 14 Nëntor!Kujtojmë që Qemajl Aliu në Shtime mori 45.10% të votave, pas tij Naim Ismajli i PDK-së me 44,64%.Gjithçka mbetet të konfirmohet ditëve në vijim./KorrektPress

Share: