Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Lista zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pësuar ndryshime.
Krejt kjo pasi nga partia e Behgjet Pacollit nuk u pajtuan me renditjen e 6 kandidtëve të saj në listën e LDK-së.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar sekretari organizativ i AKR-së, Vesel Makolli, i cili tha se ka ndryshuar numri i Islam Pacollit, Ibrahim Makollit e Flamur Sefajt.

Ndryshimet nuk janë të mëdha.

Përderisa në listën e parë të publikuar nga LDK-ja, Islam Pacolli mbante numrin 34 tani ai ka numrin 22, e tani numrin 34 e mbanë Ibrahim Makolli, e ndryshim më të madh ka pësuar numrin i Flamur Sefajt, i cili ka qenë 76 e tani është 55.

Makolli ka theksuar se me numër e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli nuk kanë pasur problem. Pacolli mbanë numrin 5 në këtë list.

“Tanimë radhitja ka ndryshuar presidenti Pacolli është me të njëjtin numër nuk kemi insistuar për ndonjë ndryshim, sepse siç kam theksuar edhe më parë problem ka qenë me radhitjen e kandidatëve tjerë, tash numër 22 është Islam Pacolli në vend të tij në numër 34 është Ibrahim Makolli dhe Falmur Sefaj që ka qenë 76 ka ardhë në 55 qysh ne e kemi propozuar” , ka thënë Makolli për Insajderin.

Sekretari i AKR-së ka konfirmuar se tanimë vetëm po presin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të zyrtarizojnë listën me ndryshimet e bëra.

Nga gjithsej 110 kandidatë në listën zgjedhore të LDK-së, gjashtë janë të AKR-së. Behgjet Pacolli, Ibrahim Makolli, Islam Pacolli, Jetlir Zyberaj Mirlinda Sopi-Krasniqi e Flamur Sefaj.

Se lista ka pësuar ndryshime ka bërë të ditur edhe Alma Lama, kandidate për deputete nga radhët e LDK-së.

Lama ka shkruar në Facebook se kjo ka ndodhur për shkak të kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përfaqësim të drejtë të kuotës gjinore në listat e partive.

Si rrjedhojë, renditja e saj në listë, nga numri 90 sa ishte, ka kaluar në 87.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *