Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Arta Bajraliu nga Kamenica,kandidate për deputete nga LVV:

Të dashur qytetarë,

Dua që të ju njoftoj se Lëvizja VETËVENDOSJE! më ka dhënë besimin që të jem prapë kandidate për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ndjehem jashtëzakonisht e lumtur që Lëvizja beson në personalitetin dhe punën time, por edhe më e lumtur dhe falënderuese jam ndaj gjithë juve që me keni besuar me 6 tetor 2019, për të ju përfaqësuar në Kuvendin e Republikës.

Do jem përjetësisht falënderuese për angazhimin dhe punën e palodhshme të secilit aktivist edhe aktiviste të Lëvizjes VETËVENDSOJE!. Dua ta them hapur se është pikërisht puna dhe angazhimi i aktivistëve që neve na mban përgjegjës ndaj premtimeve karshi qytetarëve dhe shtetit tonë.

14 shkurti do të jetë dita kur edhe një herë do të rivuloset fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për tu mbajtur në mend si një nga qeverisjet më të mira që ka pasur vendi ynë.

14Shkurti

QeveriaKurti2

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.