Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Asnjë person nuk ka humbur jetën për shkak të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ndër të tjera se kanë rezultuar pozitivë vetëm 5 qytetarë nga 4 064 testime të kryera.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë”.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me Covid-19 në Shqipëri. Në spital po marrin trajtim të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.

Share: