Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

15 raste të reja dhe 71 të shëruar në 24 orë

Koronavirusi nuk ka regjistruar asnjë viktimë në 24 orët e fundit. Kjo është dita e parë që prej 244 ditësh që Covid nuk i merr jetën asnjë prej të infektuarve.

Edhe numri i rasteve pozitive me Covid këtë të mërkurë ka rënë në 15 persona. 1 e 3 e tyre janë nga Tirana, ndërsa të tjerët nga Berati, Skrapari, Shkodra, Durrësi, Fieri, Devolli, Mati dhe Shijaku.

Në dy spitalet Covid në kryeqytet numri i të shtruarve mbetet i njëjtë me një ditë më parë. Në to po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive dhe nuk ka asnjë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë. 

Share: