Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Bie në 202 numri i të infektuarve aktivë

Koronavirusi nuk ka regjistruar asnjë humbje jetë këtë të mërkurë. Të ulëta janë edhe shifrat e infektimeve pasi nga testimi i 2,821 mostrave të marrat numri i rasteve të reja të të infektuarve është vetëm 18 ose 0.6%.

Kryeqyteti vijon të ketë numrin më të lartë me 6 raste të reja. 4 raste janë në Shkodër, 3 në Malësinë e Madhe, 2 në Kavajë, dhe nga 1 rast në Fier, Përmet e Bulqizë.

Aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë 202 persona aktivë me Covid, prej të cilëve 20 po marrin trajtim mjekësor në spitalin Covid 1 në kryeqytet. Gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe vetëm 6 janë në terapi intensive ku prej kohësh vijon të mos ketë asnjë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 129 mijë që nga fillimi i epidemisë. Shifrat e pandemisë mbeten të ulëta, por autoritetet përsërisin për respektim të masave mbrojtëse.

Share: