Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Vetëm 20 raste të reja më shumë se 3 mijë testime

Për të dytën ditë radhazi në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë viktimë për shkak të Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këtë të enjte ka zero humbje jete ndërsa janë konfirmuara vetëm 20 raste të reja nga mbi 3 mijë testime.

Rastet e reja me Covid janë në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër, Devoll, Mirditë, Përrenjas dhe Skrapari. Vazhdon të ulet edhe numri i pacientëve që trajtohen në spital nga koronavirusi. Në dy spitalet Covid në kryeqytet po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Sipas autoriteteve janë 64 qytetarë të shëruar, duke e çuar numrin total në mbi 129 mijë që nga fillimi i epidemisë. Rastet aktive në Shqipëri zbritën në 775 persona që janë të prekur nga virusi.

Share: