Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Moderatorja e mirënjohur e lajmeve, Aurora Susuri, e cila ka përvojë të gjatë në moderim i është bashkuar ekipit të T7. 

Modeli i saj unik si prezentuese ka bërë që ajo të jetë ikonë e televizionit dhe të njihet pothuajse në secilën familje kosovare.

Lajmin për ardhjen e saj në T7 e ka bërë të ditur drejtori i T7 dhe Gazetës Express, Leonard Kerquki.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Kerquki ka paralajmëruar edhe ndryshime tjera në television.

Postimi i tij i plotë:

Ikona e televizionit kosovar, Aurora Susuri Gunga i bashkohet Televizionit T7. Na prisni edhe pak dite, e do te shihni ndryshime serioze ne ekranin tone. Na prifte e mbara!

Share: