Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Autobusët e transportit rrugor kanë filluar parakalimin e tyre nëpër qytet si shenjë proteste për mossubvencionim nga Qeveria e Kosovës.


RTV Albania ka siguruar pamje nga hyrja e Prishtinës, përkatësisht në Veternik, ku shihen dhjetëra autobusë teksa hyjnë në kryeqytet.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës, Ruzhdi Kurtishaj, ka bërë të ditur se autobusët do të nisën nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për të arritur tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

Kurtishaj paralajmëroi nisjen e mbi një mijë autobusëve drejt objektit të Qeverisë.

Ndryshe, të mërkurën kishte filluar grevë e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, e të cilët vendosen që të ndalin qarkullimin e autobusëve.

Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik zgjati dy ditë, ndërsa për sot është paralajmëruar e Shoqatës së Transportuesve të Udhëtarëve (SHTU), ku të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë që kryeministri në detyrë e Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga Shoqata e Transportuesve të udhëtarëve që sa më parë të kthejnë shërbime për qytetarët. Ai ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të favorshme.

Share: