Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Avokati Tomë Gashi ka thirrur konferencë për media për të premten në ora 12:00. Ai ka shtuar se, sipas të gjitha rrethanave, Astrit Dehari, është goditur në ballë me boks të hekurit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka theksuar se para katër muajsh i është drejtuar me shkrim prokurorit të rastit, Afrim Shefkiut, mirëpo, sipas tij, deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

“Prokurorit të rastit Afrim Shefkiu me shkrim, që katër muaj, i kërkuam që të iniciojë hetim penal dhe të identifikojë se kush i manipuloi provat e dërguara në Zvicër, prokurori nuk përgjigjet fare. Prokurorit të rastit i janë bërë dhjetëra kërkesa, në të cilat ai nuk është përgjigjur asnjëherë dhe njëra prej tyre është që të kërkojë sqarime nga ekspertët e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me plagët e shkaktuara te Astrit Dehari në ballë e që janë në forma sferike të rrumbullakëta dhe që kanë largësi e diametër të njëjtë dhe, sipas të gjitha rrethanave, janë shkaktuar me goditje me boks të hekurit”.

Gashi ka bërë të ditur se për të gjitha këto, nesër në orën 12:00, do të mbajë konferencë për media në zyrën e tij në Prishtinë.

Share: