Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Zgjedhjet e 14 Nëntorit, janë referendum për orientimin e së ardhmes së Dardanës!

Është datë nga e cila do të kemi mundësi që të kemi ndërlidhje të pushtetit qëndror dhe atij lokal e t’ia kthejmë zhvillimin komunës tonë!

14 Nëntori mbi të gjitha është datë referendumi për Busavatën, Koretinin, Topanicën, Petritin, Hodonocin, Roganën, dy Karaçevat, Muçivërcin, dy Shipashnicat, Hogoshtin e Kopernicën, pra, në këtë datë, këto lokalitete vendosin për fatin e shkollave në fshatrat e tyre, prandaj pas kësaj date përgjegjësia bie mbi sejcilin votues e subjekt politik.

Me 14 Nëntor qytetarët vendosin se përfaqësimi politik a do të bëhet me kuadrot e PSD-s e Dardan Molliqajt nga Prishtina, apo me kuadro të komunës tonë!
Pra, pas 14 Nëntorit askush s’ka të drejtë të ankohet sepse tash e kemi mundësinë me vendosë.

Shkruan:Bajram Mavriqi,transmenton RTV Albania

RTV Albania Prishtinë 26.10.2021

Share: