Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kryetari i VV në Kamenicë,ka reaguar ndaj Qëndron Kastratit,postimi i tijë i plotë:

Me u mundua me mbyllë shkolla në fshatra me mbi 1000 banorë shqiptarë, e mbi 100 nxënës, me dal në media me gënjyer se është sulmuar e dëmtuar një kishë ortodokse serbe, e për të njëjtën kishë me planifikuar buxhet komunal për restaurimin e saj nga komuna jonë e varfër e me nevoja elementare për investime në shumë lokalitete, ku edhe ujin e pijes nuk e kanë, aq ma tepër kur e dimë se kush i kontrollon sot ato kisha, dhe me pretenduar që po ndjehet i fyer nga cilësimet që ia bëjnë qytetarët e mllefosur që disa për gati 1 vit e disa gati 2 vite i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi pa mundësi shkollimi, është tepër e ulët dhe jo njerëzore!

Sot kur udhëheqësit e shtetit i kërkojnë UNESCO-s mundësi anëtarësimi, del një kryetar komune dhe mundohet me ofruar fakte që ne nuk e meritojmë një anëtarësim të tillë, deklaratë e cila lehtësisht mund të përdoret edhe në OKB kundër nesh, kjo përfundimisht është një pikëpyetje e madhe që nuk din kush me kuptuar se çka po do me mbërri ky kryetari adoleshent!

Zoti e udhëzoft se qysh thotë populli na bani horë!

Share: