Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

“Sali Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”

Vetëm 1 ditë përpara se opozita të rikthehet në parlament në nisjen e sesionit të ri parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi vendimin e tij për largimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit dhe liderit historik të kësaj force, Sali Berishës. Shkak, sipas tij, është vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen e tij non grata, për të cilin Basha tha se ende i qëndron kërkesës për transparencë.

“Që ditën e parë ku u njoha me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit iu bashkova thirrjes për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim”.

Duke i konsideruar të drejtë vendimin e Berishës për të ndjekur rrugën ligjore, Basha tha se çështja komplikohet pasi në mes është departamenti amerikan i shtetit.

“Nga ana ime prej dy muajsh e gjysmë kam bërë të gjitha përpjekjet më intensive për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë cështje. Partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pacenueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë, në interes të demokratëve, në interes të së ardhmes së Shqipërisë”.

Sipas Bashës përjashtimi i Berishës deri në përfundimin e shqyrtimit të padisë të bërë nga ish-kryeministri vjen edhe nga qëndrimi i vetë atij për të mos përfshirë në këtë çështje grupin parlamentar.

Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës”.

Basha vlerësoi rolin e Berishës për kontributin që ka dhënë për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë si çuarjen e miqësisë dhe aleancës strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta.

Share: