Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka listuar emrat e komunave ku sipas tij do t’i fitojë partia e tij. 

Sipas tij, LDK-ja do të fitojë të paktën në Podujevë, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Lipjan, Vushtrri, Gjilan, Viti, Pejë, Istog dhe Junik

“LDK po fiton në Podujevë, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri, Gjilan, Viti, Pejë, Istog, Junik…”, ka shkruar Mustafa.

Zgjedhjet e fundit në Podujevë u mbajtën të jashtëzakonshme pasi që ish-kryetari i saj, Agim Veliu, u bë ministër i Brendshëm.

Këtë Komunë pastaj e fitoi Shpejtim Bulliqi me Vetëvendosjen. 

Prishtinën LDK-ja synon ta kthejë me Përparim Ramën, pasi që dy zgjedhjet e fundit i fitoi VV-ja me Shpend Ahmetin. 

Fushë-Kosova mbetet një nga bastionet e LDK-së ku në vazhdimësi Burim Berisha i ka fituar zgjedhjet këto 20 vjetët e fundit.

Edhe në Lipjan, LDK synon ta mbajë pushtetin me Imri Ahmetin, por edhe në Gjilan Lutfi Hazirin.

Në Pejën e Gazmend Muhaxherit, LDK-ja synon të fitojë pa balotazh, ku në sondazhe tashmë kjo komunë po e nxjerr Muhaxherin fitues të zgjedhjeve me rreth 60% të votave.

Share:

editor