Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Nga frika e nje procedure eventuale penale ndaj tij ne lidhje me verejtjet qe i ka nxjerre, kryetari tanime e ka zgjedhur nje forme tjeter te presionit ndaj mesimdhenesve, duke kerkuar nga mesimdhenesit qe ti dorezojme doreheqjet e tyre.

Sipas dispozitave te kontrates se punes dhe sipas dispozitave te kontrates kolektive, nje punedhenes maksimalisht punon 20 ore brenda nje jave dhe jo ‎me teper. Secili mesimdhenes e ka permbushe dhe vazhdon me permbushe detyrimin e tij kontraktual dhe ligjor ne lidhje me numrin e oreve te punes.

Nuk ka asnje dispozite ligjore apo kontraktuale e cila ia ndalon nje mesimdhenesi qe te angazhohet ne pune tjera shtese, perfshire edhe angazhimin e tij ne procesin mesimor sipas vendimit te Ministrise se Arsimit.

Tendenca e autoriteteve komunale‎ qe angazhimin e mesimedhenesve ne procesin mesimor sipas vendimit te Ministrise se Arsimit, me trajtu si shkelje te kontrates, perderisa mesimdhenesit jane duke e permbushe edhe detyrimin sipas kontrates lidhur me numrin e oreve te punes, jo vetem qe eshte e kunderligjshme, por eshte edhe e TURPSHME.

Mesimedhenes te nderuar, mos i merrni seriozisht deklaratat e TURPSHME te kryetarit te komunes, sepse vendimi i Ministrise se Arsimit eshte shume i qarte dhe po ashtu ‎edhe zotimi i znj. Nagavci se asnje mesimdhenes nuk do te demtohet as ne page dhe ne asnje te drejte tjeter qe buron nga marredhenia e juaj e punes.

Ju e vazhdimi punen normalisht dhe mos e lodhni koken me deklaratat e TURPIT, sepse Ju jeni ne mbrojtje dhe ne perkujdesje te Ministrise se Arsimit dhe te Qeverise se Kosoves.

Ne, duhet ta mirekuptojme kryetarin, sepse ai s’ka cka i bene gomarit, kcyre me ia hi samarit. ‎

Ka shkruar përfaqësusi ligjor, Besim Osmani

Share: