Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Sot, edhe de jure është varrosur projekti kontravers pë riorganizimin e arsimit, i cili ishte inicuar nga ish kryetari Kastrati. Reforma në arsim është e domosdoshme, por duke respektuar parimin e shtetit unitar dhe duhet të bëhet në bashkëpunim të plotë me komunitetin. Fatkeqësisht këto dy parime nuk u respektuan nga ish kryetari.

Jemi mirënjohës ndaj kryetarit Rahimaj, i cili tërë kohën ishte bashkë me komunitetin dhe jo kundër komunitetit. Këtë e dëshmoj edhe sot me rastin e nxjerrjes së dy vendimeve.

Deklarimet verbale të ish kryetarit se ndaj këtyre vendimeve do të ndërmarrë hapa ligjor, nuk duhet të merren seriozisht, sepse ai nuk ka legjitimet për të ndërmarrë veprime të tilla.

P.S. Kryetari duhet të veproj me urgjencë dhe të gjejë zgjidhje edhe për shkollat në fshatrat Krilevë, Strezoc, Desivojcë etj, si dhe për 31 mësimdhënësit të cilët janë dënuar nga ish kryetari Kastrati.

Ka shkruar në facebook,Besim Osmani ,përfaqësues ligjor.

Share: