Besnik Tahiri do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar vet Besnik Tahiri.
“Po e konfirmojë, do të jem kandidat për kryetar në Podujevë”.
Theksojmë se Tahiri aktualisht është zëvendëskryeministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës. Më parë ka qenë kandidat për kryetar të Prishtinës.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në shtator.
Ndërkohë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Daut Haradinaj do të jetë kandidat për kryetar në Prishtinë e Bekë Berisha në Istog.