Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Rama u tregon ministrave çfarë kanë të ndaluar

Për herë të tretë Edi Rama zgjodhi që të bënte në këmbë rrugën nga presidenca në kryeministri, pasi bën betimin si kryeministër. Por kësaj here si kryeministri që do të marrë një mandat të tretë qeverisës. Në përbërjen e qeverisë së tij do të ketë 3-fish më shumë gra dhe vajza.

Ceremonia e betimit ne presidence, që shënoi dhe takimin e parë të Edi Ramës dhe Ilir Metës pasi shumica socialiste votoi në Parlament për shkarkimin e tij, ishte thjesht protokollare. Mungoi tradita e trokitjes së gotave mes Kreut të Shtetit dhe kabinetit të sapo betuar të qeverisë, sipas Presidencës kjo për shkak të masave anit-Covid.

Pas fotos përpara godinës qeveritare, ndryshe nga herët e tjera u zhvillua mbledhja e qeverisë e hapur.

Publikisht Kryeministri iu tregoi ministrave të tij sa i rëndësishëm është për të respektimi i Kodit të Etikës ku janë të renditura të gjitha ato çka atyre ju ndalohet në mënyrë kategorike që nga udhëtimet ne biznes klas, pushime jashtë shtetit, përdorimi i makinës qeveritare apo abuzimi me dhuratat shtetërore.

I njëjti kod vlen dhe për vartësit e tyre. Marrëdhënia me parlamentin është një tjetër çështje që iu thotë se nuk do të tolerohen nëse nuk e respektojnë, dhe çdo ministër duhet të kujtojë se nuk mund të kundërshtojë asnjë projektligj të qeverisë.

Por ajo që mund të rrezikoj sipas kreut të qeverisë qëndrimin në karrigen qeveritare do të mungesa e vëmendjes ndaj ankesave të qytetareve dhe nëse në raste të denoncimeve nuk do të thonë të vërtetën.

Qeveria e re do të ketë në funksion të plotë në pak ditë një faqe të re online ku do të ketë një rubrikë të dedikuar për informimin e publikut për çdo akuzë. Në atë rubrikë secili prej ministrave do të përgjigjet me shkrim dhe do të mbajë përgjegjësi për informacionin. Kush nuk do të thotë të vërtetën do të marrë përgjegjësitë morale dhe ligjore nëse nuk do të thotë të vërtetën. Ministër nuk bëhesh vetë, të bën kryeministri, por vendin duhet ta mbash vetë. Kush shkel në dërrasë të kalbur pune ka me organet ligjzbatuese, jo me mua e as me qeverinë. As mua as PS nuk do ta ketë mbrapa askush që hedh qoftë edhe një hap jashtë ligjit. Ju kërkoj t’i mbani larg familjet nga dyert e shtetit, dhe nga fondet publike“.

Platforma e bashkëqeverisjes që shërbente për denoncimin e rasteve të abuzimit nga ana e drejtueseve të institucioneve shtetërore, ju kujton se do te kthehet në një ligj që do t’i niset shume shpejt parlamentit për miratim.

Share: