Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Presidenti amerikan fajëson politikën afgane për dështimin

Presidenti amerikan Joe Biden mbrojti vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikanë nga Afganistani, pas pamjeve kaotike të publikuara në media në aeroportin e Kabulit, ku mijëra vetë vraponin për t’u shpëtuar talebanëve.

Zgjedhja që më duhet të bëja ishte, nëse duhej të vazhdoja me marrëveshjen për të tërhequr trupat tanë, apo ta përshkallëzoja konfliktin duke dërguar mijëra ushtarë të tjerë amerikanë në luftime duke kaluar në dekadën e tretë të konfliktit” tha Biden që këmbënguli se kishte marrë vendimin e drejtë.

Biden përmendi korrupsionin dhe përçarjen e liderëve politikë të Afganistanit që bashkë me forcat e armatosura atje nuk qëndruan të luftonin përballë talebanëve, por braktisen vendin.

Share: