Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Presidenti Biden kërkoi nga agjencitë e inteligjencës amerikane që të “dyfishojnë përpjekjet e tyre” për të përcaktuar brenda 90 ditëve origjinën e koronavirusit, duke vërtetuar se a ka rrjedhur virusi aksidentalisht nga një laborator apo është transmetuar nga një kafshë te njerëzit, shkruan The New York Times, transmeton RTV Albania. 

Ai kërkoi nga zyrtarët e inteligjencës që t’i raportonin përsëri për rezultatet e punës së tyre dhe për ta mbajtur Kongresin “plotësisht të informuar”.

Xavier Becerra, sekretari amerikan i shërbimeve shëndetësore tha në një takim vjetor të OBSH’së, se është më se e nevojshme të bëhet një studim lidhur me origjiniën e virusit. 

“Faza dy e studimit të origjinës Covid duhet të nisë me terma referimi që janë transparente, të bazuara në shkencë dhe u japin ekspertëve ndërkombëtarë pavarësinë për të vlerësuar plotësisht burimin e virusit dhe ditët e para të shpërthimit,” tha Z. Becerra.

Andy Slavitt, një nga këshilltarët kryesorë të koronavirusit të Presidentit Biden, theksoi kritikat e tij ndaj OBSH’së dhe Kinës. Një hetim i përbashkët i OBSH’së dhe Kinës, që u bë në mars erdhi në një përfundim si “jashtëzakonisht e pamundur” që virusi të kishte dalë aksidentalisht nga një laborator.

Sugjerimet se koronavirusi mund të ketë rrejdhur aksidentalisht nga një laborator në fund të vitit 2019 në qytetin kinez të Wuhanit ranë poshtë kryesisht vitin e kaluar nga rrëfimet e shkencëtarëve për rrugën e tij të mundshme nga një kafshë shtëpiake tek njerëzit në një mjedis natyror.

Share: