Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Një aktore e filmave porno dhe modele e OnlyFans gjeti vdekjen pasi ra nga kati i 22-të nga ndërtesa ku jetonte. 29-vjeçarja Kristina Lisina, e cila njihej me emrin e artit Kristina the Foxx, u gjet e vdekur të martën, pasi ra nga dritarja e pallatit, në St Petersburg të Rusisë.

I dashuri i saj, i cili në rrjetet sociale mban emrin Rustam M, ia dha lajmin e vdekjes ndjekësve të aktores ndërkohë që bëri apel për fonde të nevojshme për të mbuluar shpenzimet e funeralit të 29-vjeçares.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja DailyMail, hetuesit thanë se Kristinës iu gjet një monedhë në dorë, në të cilën ishin gdhendur fjalët: “Je gjithmonë në zemrën time”.

Ndërsa miqtë e saj rrëfyen se gjatë javëve të fundit ajo u kishte thënë se ndihej e vetmuar dhe se dëshironte të krijonte familje. Kohët e fundit ajo kishte blerë një apartament në St Petersburg, ndonëse nuk është e qartë nëse është i njëjti apartament nga ku ra.

Momentalisht, autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende një version për vdekjen e aktores. Trupi i saj u gjet pranë një blloku rezidencial të pasur në Nevsky. Përpara se të binte nga kati i 22, ajo u kap nga kamerat e sigurisë teksa po futej në bllokun e banimit duke ngrënë patatina.

Kristina ishte nga Siberia. Në një intervistë ajo pati rrëfyer se kishte hyrë në industrinë e filmave pornografikë pasi nuk kishte mundur të çante si punonjëse në bankë.

“U zhvendosa në St Petersburg nga Krasnoyarsk, punova në një bankë ekzaktësisht për 5 ditë dhe kuptova që nuk më interesonte si punë. Nuk di se për çfarë të flas me këta njerëz… Iu futa pornos”,rrëfeu Kristina në intervistë.

Share: