Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

602 raste të reja dhe 16 viktima në 24 orë

Koronavirusi ka shënuar rënie të infektimeve ditore këtë të enjte. Edhe pse numri i testimeve është më i lartë se një ditë më parë rastet pozitive janë 602 nga 631 që u regjistruan të mërkurën.

Tirana vijon të kryesojë listën me 243 të infektuar të rinj në 24 orë, e pasuar nga Korça me 29 raste, Durrësi dhe Fieri nga 28 raste, Shkodra me 27 raste, Saranda dhe Vlora me nga 23 raste, Lezha me 20 raste dhe Kamza me 14 raste.

Të infektuar me Covid-19 janë identifikuar në të gjitha qytetet, por në shifra të ulëta.

Këtë të enjte Covid-19 ka regjistruar 16 viktima të moshës 41-78 vjeç.

Qytetarët që e humbën betejën me Covid ishin nga Tirana, Fieri, Vlora, Durrësi, Shkodra, Gramshi, Përrenjasi dhe Lushnja.

Ndërkohë në 4 spitalet Covid në kryeqytet dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë prej të cilëve 37 në terapi intensive dhe 12 të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 761 qytetarë, ndërsa janë kryer 1080 vaksinime anti-Covid në personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Share: