Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

264 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orë

24 orët e fundit shënuan një rënie të ndjeshme të infektimeve me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2092 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë vetëm 264 raste. 47 prej tyre u identifikuan në Tiranë dhe më pas vijnë Korça, Durrësi, Fieri dhe Berati.

Megjithatë mbeten të larta jetët e humbura si pasojë e infektimit nga virusi. 9 persona ndërruan jetë në spitalet Covid në Tiranë dhe rrethe. 4 prej tyre i përkasin kryeqytetit, 2 ishin nga Shkodra ndërsa të tjerët i përkasin Vlorës, Fierit dhe Pogradecit të moshave nga 55 në 83 vjeç. Shkon kështu në 2274 numri i viktimave që nga nisja e pandemisë në Shqipëri.

Të qëndrueshme janë edhe shifrat e pacientëve në spitale. Në spitalet e Tiranës dhe ato në rrethe po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Autoritetet shëndetësore raportuan edhe për 589 qytetarë të shëruar megjithatë numërohen mbi 30 mijë raste aktive të shpërndara në të gjithë Shqipërin.

Share: