Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Asnjë humbje jete dhe vetëm 12 raste të reja në 24 orë

Nga 2919 testime për të dyshuarit me Covid, autoritetet kanë evidentuar vetëm 12 raste të reja në 24 orët e fundit. Shifrat janë minimale dhe tregojnë se rreziku nga koronavirusi është thuajse zero. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.

Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë tha se nuk pati asnjë humbje jete nga Covid gjatë ditës së sotme.

Të paktë janë edhe të shtruarit në spitale, gjithsej 30 pacientë po trajtohen nga Covid, nga të cilët 8 janë në terapi intensive.

Të shëruar qe nga fillimi i pandemisë janë 130 mijë persona, ndërsa zyrtarisht rastet aktive në Shqipëri janë vetëm 323.

Share: