Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

5 viktima dhe 549 raste të reja në 24 orë

E shtuna shënoi një rënie të shifrave të pandemisë në vendin tonë. Autoritetet njoftuan se 5 persona humbën jetën në spitale për shkak të infektimit nga koronavirusi. Ata janë 3 qytetarë nga Tirana të moshave nga 63 në 72 vjeç, një 61-vjeçare nga Saranda dhe një 72-vjeçar nga Vlora. Shkon kështu në 2710 numri i jetëve të humbura në vendin tonë që nga nisja e pandemisë. Në rënie janë edhe shifrat e infektimeve.

Nga 4279 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 549 persona. Gati gjysma e tyre, 236 raste janë gjetur në Tiranë që ndiqet më pas nga Saranda, Fieri, Shkodra, Lushnja dhe Vlora, por raste të reja ka në shumë bashki të tjera. 

Në të gjithë vendin numërohen 9178 të sëmurë aktivë ku pjesa më e madhe e tyre janë në kryeqytet. Aktualisht në Spitalet Covid po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar. 865 persona janë konsideruar të shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar në mbi 159 mijë numrin e atyre që e kanë fituar betejën me sëmundjen që nga nisja e epidemisë.

Share: