Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kadri Rahimaj është lindur dhe rritur në fshatin Kopërnicë, komuna e Dardanës. Ai u lind në gusht të vitit 1991. Shkollimin fillor e ka përfunduar në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm ka përfunduar në Gjilan, në shkollën “Marin Barleti”, në drejtimin Banaka, Financa dhe Kontabilitet.

Studimet bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në fushën ekonomisë, dega Banka, Financa dhe Kontabilitet, ndërsa ato të nivelit master në Universitetin e Evropës Juglindore, në drejtimin Financa dhe Kontabilitet.

Kadriu ka përvojë të gjatë të punës profesionale. Nga vitin 2016 deri në vitin 2019, ka qenë i angazhuar si profesionist i ekonomisë në kuadër të projektit RESI që është implementuar nga organizata CARE dhe financuar nga Agjencioni Austriak për zhvillim ADA. Nga viti 2019 ka ushtruar profesionin e tij në sektorin privat në pozitën e Drejtorit Financiar në kompaninë Resort Planet në Gjilan. Është themelues i kompanisë Zing Multimedia, ku ofrohen shërbime në hartimin e projekteve biznesore, konsulenca profesionale, dhe shërbime të kontabilitetit.

Ka të përfunduara disa trajnime profesionale kryesisht në fushën e financave dhe menaxhimit, si:

  • Hartimi dhe menaxhimi i projekteve të BE-së, ATC Center, njësuar nga Ministria e Financave dhe Tregtisë, Republika e Shqipërisë; [2021]
  • Financial Management for Micro Enterprises, Eurepean Bank, bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Republika e Kosovës. [2021]
  • Menaxhimi i cikleve të Projektit, Competentia Private Business School, Austri. [2019]

Kadriu është i martuar me Blodina Kamberin e cila ka të përfunduara studimet në drejtimin e fizioterapisë.

Kadri Rahimaj, është angazhuar në shumë punë vullnetare dhe humanitare në të mirën e komunitetit, ndërsa angazhimin politik e ka filluar nga Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Kopernicë, duke qenë për 8 vjet Kryetar Pike. Si student ka qenë pjesë aktive e SKV-së duke tentuar gjithmonë rritjen e cilësisë në arsimin e lartë, ndërsa më vonë ka qenë edhe udhëheqës i shkollës politike në qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë.

Qëllimin e angazhimit politik e ka dhënien e kontributit në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Fuqizimin e rinisë në njërën anë, të grave dhe vajzave në anën tjetër, i sheh si dy pikënisjet për zhvillim si në shoqëri ashtu edhe në ekonomi.

Share: