Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ishte përfolur se në të kaluarën ka qenë zyrtar i LDK-së, por Sylë Hoxha duket se tanimë përveç që e ka konfirmuar këtë, ai edhe i është kthyer partisë.

Sylë Hoxha, ish-prokuror i Prokurorisë Speciale është parë në tubimin e LDK-së në Prizren, shkruan rtvalbania.tv.

Në disa fotografi të postuara nga kryeministri Hoti, ai madje shihet i ulur në rreshtin e parë.

Nuk dihet nëse Hoxha është kthyer në LDK për të marrë ndonjë post apo diçka të tillë.

Sylë Hoxha ishte një ndër personat e shënjestruar nga VV për shkak se i njëjti sa ishte prokuror në Prizren, kishte dalë me konstatimin se Astrit Dehari kishte kryer vetëvrasje.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.