Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, nuk pushoi nga aktivitet e parafushatës as këtë vikend.

Pjesën e parë të ditës së shtunë e kaloi në Istog, e atë më të madhe të ditës e pati të ngjeshur me takime në Gjilan, njofton Klan Kosova.

Në këtë komunë vizitoi disa fabrika, e u takua edhe me të rinjtë që u bënë së fundmi pjesë e LDK-së.

Gjatë takimeve që pati, pretendentit të postit të kryeministrit edhe për një mandat, nuk i munguan as zotimet.

Avdullah Hoti tha se që nga shkurti do të nisë vaksinimi me ilaçin kundër COVID-19, e deri në mars qytetarët mund të lëvizin e veprojnë lirshëm pa mjetet mbrojtëse të përditshme si maskat.

Hoti që është edhe kryeministër në detyrë, u zotua se do ta sjellin selinë e kompanisë së “Lufthansa” në Prishtinë dhe do të investojnë edhe në autoudhë dhe në sektorin e gazit.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.