Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Rritet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit

Katër persona humbën jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri, që është një nga shifrat më të ulta të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë një vit më parë. Vihet re se numri i viktimave është më pak se 50% në krahasim me një ditë më parë. Të 4 personat ishin të moshave nga 62-89 vjeç, 3 qytetarë nga Tirana dhe 1 nga Tepelena.

Por nga ana tjetër numri i personave të infektuar me koronavirus është rritur ndjeshëm. 659 raste të reja pozitive pas kryerjes së 3487 testimeve.

148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier dhe Berat. 28 në Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec dhe Gramsh.

Vijon procesi i vaksinimit. 1685 persona kanë marrë dozën dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Share: