Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministria e Shëndetësisë:  3,753 testime dhe 27 të shëruar

Një 76-vjeçare nga Tirana është viktima e radhës nga Covid. Ministria e Shëndetësisë njofton se 76-vjeçarja ishte e shtruar në Spitalit Infektiv, por nuk ka mundur që të fitojë betejën me virusin. 

Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja shihet një numër i lartë i tyre. Në 24 orët e fundit janë regjistuar 149 infektime të reja pas kryerjes së 3753 testimeve. 

Rastet e reja janë zbuluar: 57 në Tiranë, 15 në Shkodër, 7 në Kavajë, Vlore, 6 në Durrës, 5 në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 në Krujë, Berat, Pogradec, 2 në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, dhe nga 1 në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë Shqipërin,ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 27 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë.

Share: