Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7
“Ky vendim vendim nuk hyn në fuqi deri sa të gjitha palët nuk informohen për përmbajtjen e tij. Qeveria Kurti dhe ky bord ka mashtruar qytetarët. Barrën e kanë vënë te taksapaguesit”, ka thënë Molliqaj.

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD) kanë hyrë në ambientet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe po insistojnë se nuk do t’i lëshojnë zyrat deri në publikimin e vendimit të fundit mbi tarifat e reja të rrymës.

Me këtë rast, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj është konfrontuar me kryesuesin Fejzullahu, teksa i ka kërkuar nga ky i fundit që ta publikojë vendimin e ZRRE-së.

Në zyrën e ZRRE-së kanë ardhur edhe Policia e Kosovës duke iu kërkuar zyrtarëve të PSD-së ta lirojnë hapësirën.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në mbledhjen e fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja.

Konsumatorët mbi këtë bllok do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent dhe 5.9 cent për tarifën e ulët, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800kWh, tarifa e lartë do të jetë 6.75 cent e ajo e ulëta prej 2.89 cent.

Share: