Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka hequr dorë nga mandati i tij për deputet të Kuvendit të Kosovës, mandat të cilin e fitoi nga zgjedhjet e 14 shkurtit,

Lajmin se Haradinaj heç dorë nga mandati e ka konfirmuar vet ai.

“Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend. Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka premtuar se në vjeshtë partia të cilës i takon do të jenë shumë më të përgaditur për garë.

“Do jemi shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur këtë vjeshtë. Fituesit të këtyre zgjedhjeve ju uroj suksese”

Share: