Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se ka dashur t’i thotë Albin Kurtit në Kuvend që Çakorri dhe Kulla e Zhlepit nuk janë të Daut Haradinajt.

“Unë ja kam thënë Kurtit dhe do t’ia them gjithmonë. Vjosa Osmani atë ditë ka bërë një gabim që nuk ia ka dhënë fjalën Daut Haradianjt dhe nga ajo ditë unë asnjëherë nuk i kam shkuar në zyre. Unë kam dashur të replikojë, kam dashur t’i them Kurtit që Çakorri dhe Kulla e Zhlepit nuk janë të Daut Haradinajt, as demarkimin me Malin e Zi nuk e kemi bërë ne”, tha ai.

“Kërkesa jonë e qartë është realizuar dhe ka hyrë në ligj. Ata duhet t’i ndihmojnë AAK-së për me u kthy kufiri ku ka qenë. Nuk duhet për një grusht votash të sulmohet AAK-ja për demarkacionin. Ai më ka quajtur mercenar dhe une e kam quajtur dezertor. Unë e di që ka qenë në tension por s’mund ta fyesh askënd”, vazhdoi tutje Haradinaj.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.