Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar se do të protestojnë kundër vendimit ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, por se këtë do ta bëjë vetëm nëse merr leje nga po këta dy. 

“Unë pres nga kjo prokurori, e cila është e skandaleve, që t’i m’i sjell CD-të – që i kemi quajtur pjata fluturuese – dhe nëse i sjell unë prapë ia qes në media. S’e njohim këtë gjykatë dhe s’e kemi njohur asnjëherë. Me të gjitha mundësitë tona do ta pengojmë funksionimin e saj, sepse kjo gjykatë s’i ndjek krimet e luftës, por shqiptarët, sepse po t’i ndiqte krimet e luftës do të duhej të ndiqeshin masakrat dhe krimet që i ka shkaktuar Serbia pushtuese në Kosovë. Është fatkeqësi që deputetët e Kosovës miratojnë gjykatë politike, edhe tash deputetët që janë nuk marrin masa ndaj kësaj pseudo-gjykate”.

“Nëse shokët tonë që janë atje thonë se duhet të protestojmë, ne do të protestojmë edhe para Kuvendit”. 

 “Nëse shokët tonë që janë atje thonë se duhet të protestojmë, ne do të protestojmë edhe para Kuvendit”. 

Klinaku tha se Kuvendi aktualisht s’po bën asgjë në këtë drejtim, qoftë për Specialen, qoftë për krimet e luftës. 

Po ashtu, ai tha se e kanë pritur që të merret ky vendim meqë Gjykatën Speciale e shohin si gjykatë politike dhe gjykatësit si shantazhues.

Share: