Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Shtatë prej tyre janë shpallur fajtorë për organizimin e protestave të dhunshme në 2019

Shtatë aktivistë, përfshi manjatin e mediave Jimmy Lai dhe gjashtë ish-ligjvënës, u shpallën fajtorë për organzimin e protestave të dhunshme në Hong Kong.

Ata janë dënuar për përfshirjen e tyre në protestat masive pro demokracisë, në vitin 2019. Aktivistët do të përballen me pesë vjet burgim.

Pas protestave pro demokracisë, Pekini është duke shtuar gjithnjë e më shumë presionin mbi të drejtat dhe liritë në Hong Kong. Disa prej tyre po përballen me akuza të tjera, duke përfshirë ligjin e vendosur nga Pekini për sigurinë kombëtare, i cili u prezantua në përgjigje të protestave masive dhe mbart dënime të rrepta, duke përfshirë burgime të gjata.

Sipas BBC, liria e organizimit të protestave mbrohet sipas kushtetutës së Hong Kongut dhe se autoritetet kishin miratuar një demonstratë e cila më pas u shndërrua në marshim të paautorizuar.

Lai është një nga mbështetësit më të shquar të lëvizjes pro-demokracisë së Hong Kongut. Jimmy themeloi “Next Digital”, një tabloid i cili shpesh është kritik ndaj udhëheqjes së Kinës.

Në vitin 2020, Kina futi një ligj të diskutueshëm të sigurisë kombëtare në territor, duke penalizuar shkëputjen, përmbysjen dhe bashkëpunimin me forcat e huaja me dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

Share: