Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Kosova ka mbetur vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk ka siguruar vaksinën kundër Covid-19. Ndonëse negociatat për sigurimin e kësaj vaksine kishin nisur nga Ministria e Shëndetësisë që kur doli vaksina e kompanisë Pfizer&Biontech me efektin pozitiv 94 për qind.

Më 5 janar, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kishte konfirmuar sigurimin e 500,000 vaksinave kundër COVID-19 nga kompania farmaceutike PfizerBioNTech.

Por nga kjo kompani në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi kanë deklaruar se negociatat me Kosovën ende po vazhdojnë, dhe se aktualisht nuk kanë ndonjë gjë konkrete.

“Pfizer dhe BioNTech janë të përkushtuar për të sjellë këtë vaksinë për të ndihmuar plotësimin e nevojës globale të shëndetit publik. Ne jemi në diskutime me Qeverinë në Kosovë për të siguruar qasje në vaksinë. Diskutimet me Qeverinë janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të njoftuar në kohën e tanishme”, thuhet në përgjigjen e kompanisë Pfizer dhënë Insajder.

Deri më tani në Kosovë kanë ardhur vetëm frigoriferët për ruajtjen e vaksinave dhe dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinën kundër COVID-19 vetëm vaksina jo.

Ndonëse, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 14 shkurt, Ministra e Shëndetësisë së bashku me zyrën e Kryeministrit kanë mbajtur vetëm dy takime ku kanë biseduar lidhur me gjendjet epidemiologjike në vend.

Më 22 shkurt gjatë mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, ministri Zemaj, kishte thënë se gjendja e pandemisë është nën kontroll dhe se “nuk ka tendenca për alarm”.

Që nga kjo deklaratë e ministrit Zemajt, Kosova vetëm brenda tre ditësh ka regjistrua mbi 1 mijë raste me Covid-19.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.