Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Dialogu Kosovë-Serbi po konsiderohet të jetë jo transparent, ai po cilësohet edhe si “mollë sherri” për qeverinë.

Koha kur u takuan për herë të fundit ishte në muajin korrik.

Edhe pse u paralajmërua një takim në vjeshtë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kjo nuk ndodhi.

Por takimet për dialogun Kosovë-Serbi do të vazhdojnë ashtu siç filloi ky proces i dialogut në vitin 2011.

Megjithatë, që nga ajo kohë e deri më tash, dialogu po konsiderohet të jetë jo transparent nga drejtori i Institutit “Musine Kokalari”, Visar Ymeri.

Është vështirë me vlerësuar meqenëse pak ka informata dhe më pak transparencë nga qeveria aktuale për sa i përket dialogut dhe nuk është që po bëhet shumë në këtë proces. Prandaj kemi pasur disa deklarime të kryeministrit dhe përmendje të eksponentëve të tjerë të qeverisjes po synojnë me bo një lloj riformatizimi të dialogut për të ndryshuar agjendën dhe qëllimet e tij

E pikërisht dialogu, nga Ymeri po shihet si proces që mund të prodhojë telashe për Qeverinë Kurti.

Jep dorëheqje kryeministri Kurti apo ka një format tjetër se si shkojmë në zgjedhje. Këto janë pikëpyetje të mëdha. Mendoj që dialogu mund të jetë mollë sherri që mund ta zhbëjë Qeverinë. Por zhbërjen e Qeverisë nuk e shoh të shpejt sepse dialogu dhe insistimi i ndërkombëtarëve për të pasur një vazhdim serioz të dialogut nuk shoh derisa të përfundojnë zgjedhjet në serbi që i bie diku ka mesi i vitit të ardhshëm

E për një nga produktet e procesit të mëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi, asociacionin e komunave me shumicë Serbe, Ymeri thotë që është marrëveshje e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq sipas një analogjie të tij, dialogu është lloj pazari.

Asociacioni është marrëveshje e nënshkruar e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Nëse nuk e zbatojnë marrëveshjen atëherë çfarë formati tjetër të marrëveshjes do të arrijnë, për t’i arritur qëllimet tona e që është njohja reciproke. Unë mendoj që dialogu është një lloj negociate, pazari

Kryeministri Kurti së fundi ka njoftuar për dy biseda telefonike me përfaqësuesin e lartë të Deparamentit Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Përëndimor, Gabriel Escobar, ku ndër tema ka qenë edhe diskutimi për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë.

Share: