Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Moti i keq përfshin Shqipërin, ulen temperaturat

Dimër në mes të Korrikut. Që prej orëve të mbrëmjes së të shtunës, pothuajse e gjithë Shqipëri është përfshirë nga temperatura të ulëta me stuhi shiu. Këto janë pamjet e stuhisë rreth mesditës që përfshiu Tiranën.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe uljes së temperaturave, bregdeti nuk është frekuentuar këtë të dielë. Në Durrës, e gjithë vija bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Iliria, Shkëmbi Kavajës dhe Golem është boshatisur plotësisht. Bizneset kanë mbyllur çadrat, në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike.

Edhe në Velipojë është e njëjta situatë. Në Shëngjin gjithashtu, moti i keq ka boshatisur bregdetin. Ndryshe nga ditë më parë, reshjet e shiut kanë bërë që shezlonget në Vlorë në pjesën më të madhe të bregdetit të jenë të mbyllura.

Por në disa zona si Himara, pushuesit kanë shijuar rrezet e diellit gjatë mesditës. 

Temperaturat maksimale nuk e kanë kaluar 28 gradë. Por e hëna sjell përmirësim të motit dhe rritje graduale të temperaturave. Kushtet atmosferike të motit do të stabilizohen nga e marta ku sërish vendi do të përfshihet nga temperatura të nxehta.

Share: