Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

9 raste të reja infektimesh në 3340 testime të kryera

Për të tretën ditë me radhë në Shqipëri nuk shënohet asnjë viktimë nga Covid-19. E për fat të mirë edhe numri i infektimeve të reja mbetet tepër i ulët, i lokalizuar vetëm në 3 bashki të vendit.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në 24 orët u fundit u konfirmuan 9 raste pozitive nga 3340 testime të kryera. 4 prej tyre në Tiranë, 4 në Shkodër dhe 1 në Vlorë.

Në rënie ka ardhur edhe numri i personave që kanë patur nevojë për trajtim të specializuar mjekësor.  Aktualisht në spitalin infektiv në Tiranë po trajtohen 31 pacientë, nga të cilët 5 në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit u shëruan 45 qytetarë të tjerë, ndërsa numri i rasteve aktive ka zbritur në 343.

Share: