Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Gianluigi Donnarumma e ka konfirmuar transferimin në Paris Saint-Germain me mesazhin lamtumirës në Instagram.

Ai ka thënë se “Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e jetës dhe të ndihmojnë për t’u rritur dhe për t’u bërë burrë”.

Ai shkëlqeu në Euro 2020 me Italinë, duke triumfuar në fund derisa u shpall edhe lojtari i turneut.

Donnarumma raportohet se ka kohë që ka lënë klubin e fëmijërisë për PSG-në, pasi nuk pranoi të rinovojë kontratën dhe tani i ka dhënë lamtumirën klubit që e shndërroi në atë që është sot.

Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e jetës dhe të ndihmojnë për t’u rritur dhe për t’u bërë burrë”, shkroi Donnarumma në Instagram së bashku me një video si fëmijë pjesë e Milanit.

Arrita në Milano pothuajse fëmijë, për tetë vjet e kam veshur këtë fanellë me krenari, luftuam, vuajtëm, fituam, qamë, festuam së bashku me shokët e skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë ata që ishin dhe janë pjesë e klubit, të përkrahur nga tifozët tanë që janë pjesë e pandashme e asaj që për shumë vite ishte një familje”.

Unë gjithashtu arrita objektiva të rëndësishëm personale me fanellën e Rossonerëve, siç ishte debutimi im në moshën 16 vjeçare në Serie A. Kam përjetuar vite të jashtëzakonshme që nuk do t’i harroj kurrë”.

Tani ka ardhur momenti për të thënë lamtumirë, nuk ishte një zgjedhje e lehtë për të bërë, por, ndoshta unë kurrë nuk do të mund ta shpjegoj atë sepse disa gjëra janë të vështira të shprehen përmes fjalëve”.

Të gjithë Rossonerët që takova, nga dita e parë deri në ditën e fundit, do të jenë gjithmonë në zemrën time si pjesë themelore e atij udhëtimi që më bëri ky që jam sot”.

Unë i uroj Milanit me gjithë zemër shumë suksese”.

Donnarumma pritet që këto ditë të zyrtarizohet te PSG-ja. 

Share: