Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Firmos me skuadrën franceze deri në 2026

Gianluigi Donnarumma u zyrtarizua si portieri i ri i Paris Saint Germain. Marrëveshja me klubin parizien është e vlefshme deri në vitin 2026 dhe përflitet se ai do të përfitojë 12 milionë Euro në vit, një pagë 2 herë më e lartë se ajo që përfitonte te Milan.

Më herët nëpërmjet një postimi të gjatë në Instagram, Donnarumma shpjegoi edhe arsyet e largimit nga MIlan.

“Zgjedhje e vështirë, nuk mjafton një postim për ta shpjeguar, ajo që mund të them është që nganjë herë është e drejtë të ndryshosh, të përballesh me sfida të tjera, të rritesh, të kompletohesh”, janë fjalët e ish-portierit kuqezi.

Donnarumma nuk harron atë çka Milani bëri për të kur kujton luftën, vuajtjet, fitoret, gëzimet dhe lotët në atë komunitet të madh të skuadrës që ai e quan se për shumë vjet ishte familja e tij.

Mes shumë komenteve me urime dhe me shprehjet nga tifozët e zhgënjyer, është edhe ai i klubit të Milan. Si zotërinj të vërtetë, Milan shprehet: “Faleminderit për gjithçka na ke dhënë gjithë këto vite”.

Share: