Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka folur për listën e deputetëve të zgjedhur të AAK-së dhe akuzat për vjedhje votash brenda partisë,

Ai përmendi rastin e kandidatit për deputet, Rasim Selmanaj i cili nuk ka marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet.

“Rasimi gjithmonë vetëm në Deçan i ka pasur 10 mijë vota. Prandaj nuk e di kjo lista e deputetëve të zgjedhur të AAK-së a është reale”.

Dreshaj shtoi se AAK-ja duhet të pastrohet nga shumë njerëz brenda saj.

“Zoti Haradinaj e din se duhoni është duke u pirë diku. Është gjynah që partia e Haradinajt me dalë sot me 60-70 mijë vota”, tha ai në “Debat” të RTK-së.

Sipas tij, Ramush Haradinaj e ka hapur derën në çdo shtëpi të Kosovës dhe se ai duhet të jetë president.

“Nuk është mirë që ne që jemi afër tij, shokët e tij, të ia prishim punën Ramushit. Por, nëse dikush mendon se do ta shohin duke u rrënuar Ramushin, e kanë gabim, se nuk do ta lejojmë.

“Ramushi nuk luan me hile. Është lutje që po ia bëjë Albinit si vëlla, si politikan, si njeri që është sakrifiku. Nëse e ka sinqerisht Albini, atëherë atë e lidhë gjithçka me Ramushin”

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.