Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se ende janë në terren duke punuar në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës.

Durmishi përmes një postimi në Facebook tha se aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrësit e trafikut që të vozitin me kujdes të shtuar dhe poashtu të kenë me vete pajisjet e nevojshme.

“Edhe në këto orë të vona jemi në teren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme pavarësisht reshjeve të vazhdueshme.Në të gjitha shtatë regjionet kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme.Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të të kenë me vete paisjet e nevojshme dhe të vozisin me kujdes të shtuar.Ne do të kujdesemi që ju ta keni sa më të lehtë lëvizjen nëpër rrugët që janë në kompetencë të MMPHI – së”, ka shkruar Durmishi.

Share: