Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Humbin jetën 11 qytetarë të tjerë

Konfirmohet sërish trendi rënë i infektimeve me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2174 testime kanë rezultuar si mbartës të virusit vetëm 303 raste, shifra më e ulët kjo që prej 18 Janarit të shkuar.

Harta e përhapjes së rasteve të reja është e shtrirë sërish në gjithë Shqipërin, por me shifra më të ulëta se ditët e tjera. Tirana vijon të ketë numrin më të madh të infektimeve me 112 raste dhe pas saj vijnë Shkodra me 21 raste, Gjirokastra me 17 raste, Kavaja dhe Mirëdita me nga 14 raste.

Por ndërsa infektimet kanë ardhur me ulje, fatalitetet vazhdojnë të mbeten të larta. Edhe në këtë 24 orësh kanë humbur jetën 11 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në Shqipëri në 2156.

Situata në spitale vijon të mbetet e qëndrueshme, megjithëse me një numër të konsiderueshëm pacientësh që kërkojnë trajtim të specializuar mjekësor. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në këtë 24 orësh numri i të shëruarve është dy herë më i lartë se numri i infektimeve. Ministria raportoi për 651 të shëruar.

Share: