Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se javën tjetë do të mbërrijnë 24 mijë doza të vaksinave kundër Covid-19.

Ministra që udhëhiqet nga Arben Vitia, ka thënë se COVAX e ka miratuar aplikimin e Qeverisë së Kosovës, shkruan Jepi zë.

“GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) ne kontigjent prej 24 000 dozave do ta arrijnë shumë shpejt. MSh, sipas procedurave te aplikimit te pergatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizem dhe, COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar apklimi i saj”, thuhet në përgigjen e MSH-së.

Ndërkohë, mediat raportuan se ardhja e kontigjentit të parë me vaksina është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e kësaj kompanie, e cila ka thënë se është paraparë të arrijnë javën e ardhshme.

Sidoqoftë, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk ka filluar vaksinimin e qytetarëve të saj.

Share: