Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit. Do të zgjatet orari i punës për lokalet e gastronomisë. Po ashtu, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve, shkruan Portali RTV Albania

Qeveria e Kosovës në detyrë, së shpejti pritet t’i miratojë masat e reja anti-Covid.

Siç merr vesh RTV Albania nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë, do të hiqet ora policore në të gjitha komunat e vendit.

Po ashtu, do të zgjatet orari i punës për gastronominë, nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.

Me masat e reja, lehtësim do të ketë edhe për veprimtaritë e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve, deri në 30 për qind të përfaqësues së kapacitetit të hapësirave. 

RTV Albania mëson po ashtu se nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike me më shumë se 30 persona.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.