Informacionet e Kontaktit

Prishtinë, Kosovë

Jemi aktiv 24/7

Zymer Abdullahu është zëvendësuesi i Izedin Bytyqit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës. 

Abdullahu ka marrë sot detyrën e sekretarit të MI-së, në po të njëjtën ditë me shkarkimin e Bytyqit, i cili u lirua nga detyra me vendim të ministrit Arban Abrashi. 

Bazuar në vendim, Abrashi ka obliguar Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm që pas shkarkimit, Bytyqi të sistemohet në një departament brenda ministrisë.

“Obligohet Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MI-së, që të bëjë sistemimin e z. Bytyqi në pozitën Drejtor I Departamentit në bazë të Rregullores (QRK) nr. 16/2015 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistemimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Infrastrukturës”, thekson pika 2 e vendimit.

Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit, thotë një pikë tjetër e dokumentit të nënshkruar nga ministri.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.